Kusari Lila në tubimin përmbyllës: Fitorja është e Lëvizjes VETËVENDOSJE, më e madhja që e ka parë ndonjëherë Kosova

Kur zemrat bëhen bashkë, ato rrahin si një, dhe kështu fitorja troket në derë.

Tubimi madhështor në Prishtinë dëshmoi se asgjë nuk i ndal zemrat e bashkuara deri në referendumin historik të fitores. Lëvizja VETËVENDOSJE, së bashku me Partinë Guxo dhe Alternativa, po ecin drejt një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të sigurt për të gjithë,bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, ka thënë se e diela e 9 shkurtit është referendum për katër vitet e ardhshme. Ai theksoi se, Qeveria kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian.

Ndërsa Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila ka thënë se më 9 shkurt do të kremtojmë festën më të madhe që është parë ndonjëherë. Numri 118 është alternativa e vetme e këtyre zgjedhjeve, ka thënë ajo mes tjerash.

“Më 9 shkurt kemi festë, fitorja është e Lëvizjes VETËVENDOSJE, më e madhja që e ka parë ndonjëherë Kosova. E sot gjatë ditës i keni parë sheshet e Prishtinës të mbushura me lule mimoza. Mimoza si lule është lajmëtare e pranverës, ndërsa unë me emrin Mimoza si pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENSDOSJE, ju them këtu, se fitorja e 9 shkurtit është e sigurtë e garantuar dhe më e madhja ndonjëherë. E siç e kemi thënë këtë vit pranvera vjen 40 ditë më herët, vjen më 9 shkurt jo me 21 mars”, ka thënë ajo mes tjerash.

Bashkë, me vullnet të pathyeshëm dhe vizion të qartë shkojmë drejt fitores së 9 shkurtit!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës