Showroom-i i “Tina Creative” është dëshmia më e mirë e suksesit të një biznesi familjar që ka arritur të shtrihet me krenari në Gjakovë dhe Prizren.
Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Diana Qarkaxhija ka vizituar ekipin e kreatoreve të këtij biznesi për çka i ka përgëzuar për arritjet që kanë pasur.
“Me një ekip të përkushtuar, ku shumica janë gra të talentuara, “Tina Creative” është një model frymëzues i sipërmarrjes së qëndrueshme dhe fuqizimit ekonomik. Ky biznes jo vetëm që sjell inovacion dhe mjeshtëri artizanale, por gjithashtu luan një rol kyç në zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka thënë Qarkaxhija.
“Puna e palodhur, cilësia e lartë dhe pasioni për krijimtari e bëjnë “Tina Creative” një histori suksesi që meriton të promovohet dhe të shërbejë si shembull për gjeneratat e reja të ndërmarrësve!”, ka thënë ajo mes tjerash.
Bashkë me znj. Qarkaxhija ishte edhe kandidatja për deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE, znj. Dafina Gexha Bunjaku.



