Kryetarja Mimoza Kusari Lila të gjithë besimtarëve ua uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila të gjithë besimtarëve myslimanë u ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit. Ajo është shprehur që këtë muaj të shenjtë le të mbizotërojë paqja, dashuria dhe mëshira në zemrat dhe familjet e të gjithë besimtarëve. Ky është momenti i reflektimit të thellë, forcimit të besimit dhe afrimit me Zotin përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira, ka thënë ajo mes tjerash.

“ Të dashur besimtarë myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj agjërim të lehtë, paqe në zemrat dhe shtëpitë tuaja, si dhe begati në sofrat tuaja. Ky muaj qoftë një kohë reflektimi, faljeje dhe solidariteti, duke treguar kujdes për ata që janë në nevojë. Le të jenë lutjet tona në këtë muaj të shenjtë jo vetëm për veten dhe të dashurit tanë, por edhe për paqen në botë dhe për lehtësimin e dhimbjeve të atyre që vuajnë. Zoti ju dhëntë shëndet, forcë dhe harmoni! Me fat muaji i shenjtë i Ramazanit!”, është shprehur Kusari Lila.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës