Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, duke shkaktuar humbjen e dhjetëra jetëve të reja.
Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke u dëshiruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Një tragjedi e rëndë dhe një dhimbje e madhe për humbjen e dhjetëra jetëve të reja në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ngjarja e tmerrshme, ku të rinj e të reja që kishin dalë për argëtim humbën jetën në një fatkeqësi na tronditi dhe na lë pa fjalë.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave në këtë moment të rëndë zie, solidaritet me gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shërim të shpejtë për të lënduarit”, është shprehur ajo.