Kusari Lila në “KallxoPërnime”: Në zgjedhjet e fundit kam dalur me 85 707 vota, që është një rritje prej 60% prej vitit 2021 kur i kam pasur 53 800 vota

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila debatoi në emisionin “KallxoPërnime” për luftën me dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Ajo ka theksuar se gratë, përfshirë edhe ato në politikë shumë shpesh objektivizohen, duke shtuar se gratë portretizohen me role të caktuara si bashkëshorte apo vajzë e dikujt dhe në momentin që ato janë më të zëshme, sulmohen në forma të ndryshme.

“ Synohet me u ushqy elementi socio-kulturor mbi atë se si portretizohet gruaja, shumë shpesh e objektivizojnë si objekt e cila e ka një rol ri-prodhues për familjen, e cila duhet me qenë bashkëshortja ose vajza e dikujt, pra asnjëherë në pronësi të integritetit dhe të drejtës së vet për vendimmarrje, dhe në momentin kur një grua e ka një zë që diametralisht jo në një vijë me një burrë por është shumë unik dhe autokton, atëherë ‘duhet me e sulmu se kjo është e “përdalë”, ka deklaruar ajo.

“Elementi i dytë ka të bëj me perceptimin se gratë në politikë janë më të dobëta, për arsye se jo vetëm në Kosovë po edhe në botë në vende më të zhvilluara, merret si funksion apo aktivitet e veprimtari e burrave, prandaj hajt ta shohim se ku është rruga e rezistencës më të ulët, domethënë nëse në një subjekt i sulmojmë gratë, ato thehen. Edhe unë shpesh herë në këto tri katër viteve të fundit si drejtuese e grupit parlamentar të LVV-së e kam pa që edhe në apektin personal e familjar ndodhë me u thy”, është shprehur Kusari-Lila.

Kryetarja ka përmendur sulmet me të cilat kohë pas kohe është përballur.

“Kur kam qenë ministre, Vetëvendosje ka qenë në opozitë, sulmet të cilat i kam marrë atëherë prej atij grupit të LVV-së që më nuk janë në LVV, të cilat prapë kanë qenë mizogjene dhe kanë pasë thyerje e ofendime. Por niveli, në kuptimin e shkallës së sulmeve, pra atëherë nëse ka qenë ofenduese dhe mizogjene dhe ka pasë synimin me të portretizu si ‘të dobët’, ‘vegël e dikujt’, asokohe ‘vegël e Bacit’ dhe ‘shërbëtore e Hashimit’, më vonë e ka pasë synimin me tregu se përvec se si familje amorale apo edhe tradhëtare, por mandej janë përdorë metoda që janë penalisht të dënueshme. Për këto të fundit kam edhe kallëzime penale. Nuk rri si spektatore mbi të gjitha sulmet dhe tentimet për vrasje të karakterit”- ka shpjeguar Kusari-Lila.

“Në zgjedhjet e fundit kam dalur me 85 707 vota, që është një rritje prej 60% prej vitit 2021 kur i kam pasur 53 800 vota”, ka kujtuar ajo, duke shtuar se vetëm te rasti i grave përdoret nxitja e sentimentit në të cilin gruaja sulmohet në qështje të cilat janë qështje të punës.

Në këtë debat të pranishëm ishin edhe z. Paris Guri, deputet i zgjedhur i LDK-së si dhe z. Kreshnik Gashi e z. Visar Prebreza, autorë të raportit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës