PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit, pra edhe kundër mandateve të tyre, ka thënë kryetarja e Alternativës

Kryetarja e Alternativës, deputete e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pasi opozita nuk e votoi raportin e certifikimit të rezultateve për konfirmimin e mandateve të deputetëve. Ajo ka thënë se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit, pra edhe kundër mandateve të tyre.

“Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre. Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ”, ka thënë Kusari Lila.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës