Në shënim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila dhe kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti të shoqëruar nga bashkëpunëtorë e familjarë të viktimave, bënë sot homazhe pranë varrezave të Martirëve në Mejë të Gjakovës.
Në këtë ditë kujtuan jo vetëm tragjedinë e madhe që e kanë përjetuar këta familjarë dhe të gjithë qytetarët tanë gjatë luftës, por ndanë edhe dhembjen me ta. Me këtë rast u shpreh mirënjohje e thellë për 376 viktimat e masakrës më të madhe në Kosovë.
Në Meje janë janë vrarë shqiptarët pa dallim moshe e gjinie, pa dallim prejardhjeje e pa dallim feje.
Lavdi dëshmorëve e martirëve!












