Zëvendësministri Dobruna: MFPT ka ndërmarrë hapa konkretë sidomos në sektorët me risk të lartë, siç është ai industrial

I ftuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, zëvëndësministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës, të mërkurën mori pjesë në një diskutim mbi të drejtat e punëtorëve dhe kushtet e punës në sektorin industrial, një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, por sfidues për sigurinë dhe dinjitetin e punëtorëve.

Me këtë rast ai vlerësoi raportin “Kushtet e punës në sektorin industrial”, si një kontribut domethënës nga shoqëria civile për adresimin e sfidave reale në këtë sektor.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, përmes MFPT, theksoi hapat konkretë që janë ndërmarrë për përmirësimin e kushteve të punës, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë.

“Sot me ftesë nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, isha pjesë e diskutimit të rëndësishëm mbi të drejtat e punëtorëve dhe kushtet e punës në sektorin industrial! Një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe një ndër më të ndjeshmit kur flasim për sigurinë dhe dinjitetin e punëtorëve. Dua ta vlerësoj punën e organizatave të shoqërisë civile që kanë hartuar raportin “Kushtet e punës në sektorin industrial”. Ky raport përbën një kontribut të vlefshëm, në kuptimin më të thellë të sfidave me të cilat përballen punëtorët. Nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, kemi ndërmarrë hapa konkretë për ta adresuar gjendjen në terren, sidomos në sektorët me risk të lartë, siç është ai industrial”, ka shkruar zv/ministri Dobruna.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës