Në fshatin Rrypaj të Gjakovës, me zemrën plot dhimbje e krenari, u kujtuan e nderuan dëshmorët Sejdi dhe Sefedin Tahiraj. Kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë z. Agon Dobruna, sekretarja e Alternativës znj. Diana Qarkaxhija dhe bashkëpunëtorë të tjerë u përulën me respekt duke kujtuar sakrificën e tyre për Kosovën tonë të lirë.
“Ata nuk vdiqën, por u bënë dritë që ndriçon rrugën e brezave që vijnë. Me armë në dorë dhe me atdheun në zemër, ata i dolën zot kësaj toke në ditët më të errëta, kur gjaku rridhte nëpër gurë e dheu klithte për çlirim”, është thënë me këtë rast.
Lavdi përjetë Sejdiut e Sefedinit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit! Kujtimi i tyre do të jetojë sa të ketë dritë dielli mbi këtë dhe!
Rroftë liria, rroftë gjaku që e solli atë!





