Të mërkurën kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, për të shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës.
Me këtë rast ajo shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së ndër vite, duke theksuar besimin dhe shpresën në të ardhmen evropiane të Kosovës. Ajo ka thënë se rruga drejt Bashkimit Evropian mbetet e gjatë, por e domosdoshme dhe se kjo ditë kujton rëndësinë e bashkëpunimit për paqe, drejtësi dhe zhvillim.
“Sot mora pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, për të shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës. Për Kosovën, rruga drejt BE-së është e gjatë, por e domosdoshme. Kjo ditë na kujton sa e rëndësishme është të punojmë bashkë për paqe, drejtësi dhe zhvillim. Faleminderit BE-së për mikpritjen dhe për gjithë mbështetjen ndër vite. Përpara, me shpresë e besim në të ardhmen evropiane të Kosovës!”, ka thënë kryetarja Mimoza Kusari Lila.




