Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, është deklaruar të dielën pas vazhdimit të seancës konstituive se opozita është duke bërë shkelje me mosvotim në Kuvend. Ajo tha se opozita me mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit të ZRRE-së, është duke bërë propagandë, pasi këto veprime, sipas saj, nuk kanë asnjë efekt.
“Kemi ardhur në një situatë paksa paradoksale në raport me kërkesat dhe veprimet e opozitës së deritashme, të cilat do të duhej të ishin aktivisht të angazhuar në votim. Po e shfrytëzojnë për të ngritu qështje që nuk kanë asnjë efekt, siç është rasti me çështjen e vendimmarrjes së ZRRE-së. Po bëjnë veprime, po bëjnë shkelje në Kuvend, duke mos votuar. Janë duke mbledhur nënshkrime. Ngritje të çështjeve që nuk kanë asnjë efekt real, përveç propagandë që kinse po brengosen për qytetarët”, tha Kusari-Lila.