Alternativa ka mirëpritur z. Skender Thaçi – humanist, atdhetar, ndërmarrës vizionar dhe filantrop i palodhur. Një bashkim me vlerë për të ardhmen e vendit!
“Është një emër që flet për dashuri ndaj atdheut, përkushtim ndaj zhvillimit dhe kontribut pa interes personal në çlirimin e vendit, rindërtimin e tij dhe promovimin e pandalshëm të shtetit të Kosovës. Me rrënjë në Shqipëri e Malësi, i rritur në Kosovë dhe me veprimtari në Kroaci, Austri e më gjerë, Skenderi ka qenë gjithmonë i lidhur me kauzën shqiptare, me vendin, me njerëzit”, është shprehur kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka theksuar se, puna e tij në biznes, ndihmesa e vazhdueshme në çështjen kombëtare dhe zemra e një filantropi të rrallë janë dëshmi e përkushtimit që sjell sot në Alternativë.
“Me patriotë të tillë si Skender Thaçi, idetë për çuarjen përpara të vendit janë të pashmangshme,” u shpreh kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila.
Me familjen si themel, me idealin si busull dhe me veprën si frymëzim për gjeneratat që vijnë – Skenderi i bashkohet sot Alternativës, në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt një shoqërie më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.
“Me ty marrim një tjetër hap të madh drejt një agjende zhvillimore me rrënjë në histori, por të orientuar drejt së ardhmes, mirë se vjen në Alternativë”, është shprehur kryetarja Kusari-Lila.