“Në Prizrenin e bukur është gjithmonë kënaqësi të rikthehem e të flas për ndryshimin që ky qytet i Lidhjes e meriton”, kështu ka thënë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila gjatë takimeve që ka pasur me banorët e kësaj ane.
Në takim me gratë e qytetit dhe banorët e Krajkut, kanë ndarë ide për të ardhmen.
Është konfirmuar mbështetje e plotë për kandidatin dhe kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Artan Abrashi (105 ) si dhe për listën e Alternativës në Kuvendin Komunal (103).







