Kandidatët për Asamble nga Alternativa-Prizren, Besnik Dauti, Ymer Rogova, Ajtene Krasniqi, Mynir Dukagjini, Elvira Muharremi, Hysni Lubiqeva dhe Arijet Ahmeti, të prirë nga kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari -Lila, vizituan qytetin e Prizrenit dhe fshatin Krushë e Vogël, ku ndanë mesazhe shprese dhe dëgjuan nga afër qytetarët.
Në Krushë të Vogël u nderua sakrifica e martirëve, kujtesë e gjallë e lirisë dhe obligim për të ardhmen. Po ashtu, në Prizren u vizitua zonja Ater Koro, shembull i fuqisë së gruas dhe i pavarësisë ekonomike.
“Alternativa Liberale mbetet e përkushtuar të mbështesë gratë dhe bizneset e vogla e të mesme, si motor të zhvillimit të qëndrueshëm”, është shprehur Kusari-Lila.













