Alternativa po e adapton programin duke u pajtuar me kërkesat dhe nevojat e banorëve në komunat në të cilat garojmë.
Siç e ka theksuar edhe kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, programi i Alternativës është thellësisht liberal dhe i përshtatet qytetarëve të Kosovës, duke reflektuar aspiratat dhe sfidat e tyre të përditshme.
Objektivat në të cilat do të realizohet programi i Alternativës janë:
Ekonomia e Gjelbert
Inovacioni
Infrastruktura
Turizmi
Qeverisja e mire
Punëtoria ka për qëllim të përshtatë çdo fushë të programit me kërkesat e qytetarëve, sepse mirëqenia dhe jeta e tyre është prioriteti ynë.
Ne jemi këtu për të sjellë ndryshim, për t’i dhënë zë qytetarëve dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.



