Zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, dhe bashkëpunëtorë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, u vendos gurëthemelin i sallës së sporteve në fshatin Gllamnik.
Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, theksoi rëndësinë e investimeve të tilla për komunitetin lokal.
Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal me vlerë prej 250,000 euro, shënon investimin e tretë të këtij dikasteri brenda dy viteve të fundit në Komunën e Podujevës, pas projektit të Stacionit të Autobusëve dhe Tregut të qytetit.


