Vizita në atelenë e mjeshtrit Fatos Lleshi – poqari nga Gjakova

Ndër mjeshtrit e rrallë që me talentin dhe përkushtimin e tij ka dëshmuar se zejtaria tradicionale mund të kthehet në art të vërtetë, është Fatos Lleshi – poqari nga Gjakova që ka bërë emër në të gjithë Kosovën për krijimet e tij unike nga argjila.

Gjatë vizitës në atelenë e tij kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila ka thënë se, ai me dashuri dhe respekt për trashëgiminë kulturore, realizon vepra të punuara me dorë, nga enët tradicionale të baltës e deri te figurat dekorative, mozaikët dhe skulpturat që i japin jetë historisë dhe kulturës sonë.

“Kandidati për Kuvendin Komunal në Gjakovë nga Alternativa Fatos Lleshi, është shembulli më i mirë se si arti, puna dhe vizioni mund të bashkohen për të ndërtuar një Gjakovë më krijuese, më zhvillimore dhe më krenare për rrënjët e saj”, ka thënë ajo mes tjerash.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës