Një takim frytdhënës zhvilloi kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesit e Alternativës në Komunën e Gjakovës, ku u ndanë ide, vizione dhe synime të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë.
Kusari-Lila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, përkushtimit dhe besimit në fuqinë e njerëzve që duan ndryshim të vërtetë.
Teksa afrohet dita e zgjedhjeve lokale, Alternativa po prezanton me krenari një program të qartë e realist për zhvillimin ekonomik lokal – me fokus në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, krijimin e hapësirave të reja për kreativitet e inovacion, si dhe ndërtimin e një mjedisi të pastër e të shëndetshëm për çdo qytetar.
“Lista jonë për Kuvendin Komunal është garanci për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse, që vë në qendër barazinë, drejtësinë dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, pa dallim”, është shprehur Kusari-Lila.



