Tubim madhështor dhe mbështetje e gjerë nga gjakovarët iu dha kandidatit për kryetar nga VETËVENDOSJE, Ardian Gola.
Me Ardian Golën, në kuadër të koalicionit Vetëvendosje-Alternativa dhe me mbështetjen e kryetares, Mimoza Kusari-Lila, Gjakova do të bëhet qendra e industrisë së re kosovare.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të ketë më shumë prodhim vendor, paga të mira dhe zhvillim për të gjithë:
Dronë ushtarakë e civilë “Made in Kosova”
Banesa për çiftet e reja
Pako për të porsalindurit & shtesa për lehonat
Shërbime geriatrike për pensionistët.
“Koha e ndryshimit të vërtetë ka ardhur.
Le ta bëjmë Gjakovën shembull të qeverisjes së drejtë dhe zhvillimit gjithëpërfshirës”, ka thënë ai.
Ndërsa kandidati për kryetar, Ardian Gola ka falënderuar për përkrahjen.
“Faleminderit Gjakovë!
Tubimi i balotazhit tregoi se fitorja do të jetë e madhe në koalicion me qytetarët e Gjakovës”.






