Me ftesën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, mbështetur nga Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në një ngjarje frymëzuese kushtuar ndërgjegjësimit për shëndetin e grave.
Së bashku me gazetaren nga Shqipëria Mira Kazhani dhe moderatoren nga Maqedonia e Veriut Mimoza Veliu, ajo ndau përvojën personale në luftë me kancerin e gjirit, momentet e frikës, dhimbjes, por edhe forcës dhe shpresës që e shndërrojnë sprovën në një histori jete.
Në sallën e mbushur me gra e vajza, disa prej të cilave kishin kaluar të njëjtën përvojë, u përcoll një mesazh i fuqishëm: kontrollet e rregullta shpëtojnë jetë. “Koha nuk pret jeta është dhuratë. Kujdesu për veten, bëj kontrollin dhe trajto trupin tënd me dashuri e respekt” ka thënë mes tjerash ajo.
Kusari – Lila ka falënderuar Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, për organizimin dhe angazhimin e tij në këtë aktivitet domethënës për shëndetin e grave shqiptare.




