Dega e Alternativës në Gjakovë fillon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

Pas takimit mobilizues në Prishtinë, Alternativa mbajti një mbledhje energjike edhe në degën e Gjakovës, ku mori pjesë kryetarja e partisë, Mimoza Kusari-Lila.

Gjatë takimit u diskutuan përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit dhe u theksua rëndësia e intensifikimit të aktiviteteve në terren.

Me unitet, vizion të qartë dhe angazhim të palëkundur, anëtarët tanë u zotuan të qëndrojnë afër qytetarëve, duke mbledhur mendime e ide për një qeverisje ende më të drejtë e më efikase.

Alternativa liberale beson në një shoqëri të hapur dhe të barabartë për të gjithë, ndaj mbetet e përkushtuar t’i shërbejë qytetarëve me integritet e përgjegjësi.

Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të përparuar dhe më të fortë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës