Kështu janë dakorduar anëtarët e Alternativës në takimin e sotëm, ku mori pjesë edhe sekretarja znj. Diana Qarkaxhija, së bashku me aktivistë të tjerë të degës së Pejës.
Gjatë takimit u diskutuan në detaje përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit, dinamika e aktiviteteve të ardhshme, si dhe vizioni i Alternativës Liberale për një politikë më të hapur, moderne dhe të fokusuar te qytetari.
Atmosfera bashkëpunuese dhe energjia pozitive konfirmuan vendosmërinë e degës së Pejës që të japë kontribut të fuqishëm në fushatën e ardhshme dhe në rritjen e ndikimit të Alternativës në skenën politike.
Takimi u përmbyll me aderime të reja në Alternativë, dëshmi e rritjes së besimit dhe mbështetjes për vizionin tonë për një politikë gjithëpërfshirëse.






