28 Nëntori gjithmonë nis në Prekaz, vendi ku u ngjiz lufta e lavdishme e UÇK-së dhe ku lindi Komandanti Legjendar Adem Jashari.
Ktyetarja e Alternativës, Mimoza Kusari -Lila së bashku me bashkëpunëtorë, deputetë, ministra e aktivistë, nderuan sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Prekazi nuk është vetëm simbol i krenarisë, sakrificës dhe përkushtimit për atdheun, aty rikthehemi për të kujtuar, reflektuar dhe për t’u frymëzuar”, ka thënë ajo.
“Në këtë ditë të shenjtë, nderojmë Flamurin tonë Kombëtar, që bashkon shqiptarët kudo, nga Prekazi në Tiranë, nga Tetova në Preshevë deri te mërgata jonë kudo në botë”, ka theksuar Kusari-Lila pas vizitës në kullën e Isa Boletinit.








