Mbahet Forumi i tretë Ekonomik Rajonal i Dukagjinit

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa ka marrë pjesë në Forumin e tretë Ekonomik Rajonal të Dukagjinit, i cili po mbahet në Pejë nën organizimin e Universitetit “Haxhi Zeka”.

Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar rëndësinë e partneritetit institucional si një shtyllë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në nivel rajonal dhe kombëtar.

Tafarshiku ka vlerësuar punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm mes institucioneve, duke veçuar përkushtimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal përmes marrëveshjeve të nënshkruara me universitetet publike në vend. Ai ka theksuar se këto bashkëpunime kanë mundësuar mbështetjen dhe nxitjen e ideve inovative, të cilat janë përfshirë në programet zhvillimore të ministrisë, me qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik, inovacion dhe rritje të kapaciteteve akademike e profesionale.

Prezenca e tij në këtë forum thekson edhe një herë angazhimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në promovimin e dialogut ndërinstitucional dhe forcimin e lidhjes ndërmjet sektorit publik, akademisë dhe akterëve lokalë të zhvillimit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës