Lagjja Kodra e Trimave në përkrahje të kandidatëve për deputetë nga Alternativa

Disa banorë të lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë pritën me shumë ngrohtësi kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së përbashkët të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija.

Atmosfera ishte mbresëlënëse: njëzëri, shprehën mbështetje të fuqishme për këtë koalicion dhe veçanërisht për mysafirët, të cilët u pritën me respekt dhe besim të plotë.

Banorët premtuan përkrahje të pakursyer, ndërsa kandidatët tanë theksuan përkushtimin e tyre për të çuar përpara ligjet dhe projektet që përmirësojnë jetën e çdo qytetari të Republikës së Kosovës.

Alternativa Liberale, me vizionin e saj modern, mbetet e vendosur t’i japë vendit tonë energji të re, politika zhvillimore dhe një qasje më të hapur për progres.

Së bashku për një Kosovë më të zhvilluar!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës