Rrjeti i OJQ-ve të Grave “Qeliza” takon kandidatët për deputetë, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija

Rrjeti i OJQ-ve të Grave “Qeliza” mirëpriti në një takim të veçantë kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija.

Gjatë takimit, kandidatët theksuan angazhimin e tyre të plotë për përmirësimin e mirëqenies së grave dhe fëmijëve, duke promovuar barazinë gjinore përmes nismave arsimore dhe përpjekjeve avokuese që synojnë si institucionet ashtu edhe komunitetin më të gjerë.

“Do të angazhohemi maksimalisht për të ndërtuar politika dhe iniciativa që fuqizojnë gratë dhe krijojnë një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse,” u shprehën Thaçi dhe Qarkaxhija. Ata po ashtu theksuan se zhvillimi i projekteve të përbashkëta, që integrojnë barazinë gjinore në të gjitha aspektet e shoqërisë kosovare, është emërues i përbashkët i të gjithëve që synojnë zhvillimin dhe përparimin e vendit.

Në këtë takim u diskutuan edhe sfidat me të cilat përballet Rrjeti i Grave “Qeliza” në Gjakovë, duke u theksuar rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm për adresimin e tyre.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës