Skender Thaçi mirëpritet në Podujevë

Podujeva mirëpriti kandidatin për deputet nga Alternativa në listën e koalicionit fitues të Lëvizjes Vetëvendosje, Skender Thaçi. Në Galerinë e Arteve u mbajt një ngjarje e rëndësishme kulturore, ku u organizua një tryezë diskutimi mbi Odën si trashëgimi kulturore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Instituti i Albanologjisë dhe Ministria e Kulturës.

Ky aktivitet dëshmoi përkushtimin për ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare. Në hapjen e ekspozitës Thaçi bashkëbisedoi ngrohtësisht me qytetarët dhe pjesëmarrësit nga të cilët u reflektua mbështetja dhe besimi për angazhimin e tij në shërbim të kulturës, artit dhe zhvillimit shoqëror.

Ngjarje të tilla forcojnë lidhjen mes institucioneve, artit dhe qytetarëve, duke dhënë mesazhin se kultura mbetet një shtyllë e rëndësishme e shoqërisë sonë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës