Vizitë në Shoqatën Down Syndrome Kosova

Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, zhvilluan një takim të frytshëm me drejtoreshën e Shoqatës Down Syndrome Kosova, znj. Sebahate Hajdini Beqiri.

Gjatë bisedës u diskutua për sfidat me të cilat përballet shoqata dhe komuniteti i personave me sindromën down, si dhe për detyrimin që ka shoqëria jonë në ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe dinjitoze.

U rikujtua se që nga viti 2016 është iniciuar projekt-ligji për statusin dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara dhe se mbështetja institucionale mbetet e domosdoshme.

“Mbetemi të përkushtuar që, me marrjen e përgjegjësive institucionale, të garantojmë përfundimisht miratimin dhe zbatimin e projektligjit për personat me aftësi të kufizuara, duke siguruar mbrojtje dhe mbështetje të qëndrueshme për ta”, kanë thënë kandidatët për deputetë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës