Kandidatë për deputet, premtuan angazhim dhe përkushtim në ngritjen e kapaciteteve të kompanive prodhuese në vend

Mobileria Muzbeg-F në Prizren është një kompani e suksesshme që operon në treg prej më shumë se 30 vitesh, duke qenë shembull i përkushtimit dhe cilësisë në prodhim, si përpunues druri.

Kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së koalicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila kryetare e Alternativës, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, u takuan me stafin e kompanisë për t’u informuar më nga afër rreth sfidave me të cilat përballen çdo ditë.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura ishte mungesa e punëtorëve profesionalë, e cila paraqet një nevojë dhe brengë të madhe për sektorin prodhues.

Kandidatë e listës fituese premtuan angazhim dhe përkushtim në ngritjen e kapaciteteve të kompanive prodhuese në vend.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës