Kandidatët për deputet nga Alternativa, po vlerësohen dhe mbështeten gjerësisht nga qytetarët

Me pjesëmarrje të gjerë qytetare dhe një frymë të fortë mobilizuese, në Prishtinë u prezantuan kandidatët për deputetë të Alternativës, pjesë e listës së përbashkët në koalicion me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Kandidatë që bashkojnë përvojën profesionale, vetëdijen kombëtare dhe energjinë e aktivizmit qytetar, duke sjellë vlera të shtuara për të ardhmen e Kosovës.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, theksoi vizionin e qartë për një Kosovë që prodhon, punëson dhe eksporton:

“Ekonomia dhe prodhimi janë shtylla jonë e parë. Ne ndërtojmë ekonomi prodhuese me parqe industriale moderne, me mbështetje reale për eksportuesit, financim më të lehtë për bizneset prodhuese dhe investime në aftësi profesionale e inovacion. Pa industri të fortë, nuk ka ekonomi të fortë.”

Ajo shtoi se zhvillimi duhet të jetë i barabartë në çdo cep të vendit:

“Do të krijojmë një dikaster të veçantë për politikat e turizmit për ta promovuar Kosovën si destinacion gjatë gjithë vitit. Arsimi duhet t’i shërbejë ekonomisë reale, ndërsa dialogu publiko-privat do të fuqizohet për brendimin ‘Made in Kosova’.”

Kandidatët për deputetë Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija u shprehën të vendosur për angazhim maksimal në vazhdimin e begatisë socio-ekonomike dhe forcimin e sovranitetit të vendit.

Kryeministri Albin Kurti, duke vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e Mimoza Kusari-Lilës si shefe e Grupit Parlamentar, theksoi se qytetarët janë arsyeja themelore e qeverisjes:

“Qytetari mbi gjithçka, angazhimi politik e publik mbi çdo interes të ngushtë apo të fshehtë.”

Urime për kandidatët e Alternativës erdhën edhe nga Donika Gërvalla kryetare e partisë Guxo dhe Zef Morina kryetar i partisë Shqiptare Demokristiane, të cilët përgëzuan për përzgjedhjen në listën fituese.

Mimoza Kusari-Lila, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija janë tre kandidatët për deputet nga Alternativa në koalicion me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, të cilët po vlerësohen dhe mbështeten gjerësisht nga qytetarët për vizionin, integritetin dhe përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës