Në sallën e sporteve në Prizren u prezantuan kandidatët e koalicionit fitues: Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës.
Ky koalicion përfaqëson unitetin, vizionin dhe garancinë e fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Para qytetarëve të Prizrenit u prezantuan solemnisht edhe kandidatët e Alternativës: Mimoza Kusari Lila, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija.






