Produktet e Proton Cable të pranishme në Kosovë dhe në 12 shtete, të përkrahen prodhimet vendore

Kandidatët për deputet nga Alternativa, në listën e koalicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija u takuan dhe biseduan nga afër me stafin e kompanisë Proton Cable në Prizren.

Proton Cable është një fabrikë moderne për prodhimin e kabllove, e cila operon në treg prej 16 vitesh. Aktualisht, 45 punëtorë janë të angazhuar maksimalisht në procesin e prodhimit, duke siguruar cilësi të lartë nga lënda e parë deri te produkti final.

Produktet e Proton Cable tashmë janë të pranishme në tregun e Kosovës dhe eksportohen në 12 shtete, duke dëshmuar potencialin dhe kapacitetin e industrisë vendore.

Gjatë takimit u diskutuan edhe sfidat kryesore me të cilat përballet kompania, përfshirë mungesën e punëtorëve të kualifikuar si dhe konkurrencën jolojale në treg, që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e kompanisë.

Proton Cable mbetet një nga fabrikat më të sofistikuara në sektorin e prodhimit të kabllove në rajon.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës