Me pasionin dhe përkushtimin e saj e cila prodhon suvenire nga druri, letra dhe argjila u njohën nga afër kandidatët për deputet Skendet Thaçi e Diana Qarkaxhija. Produktet janë autentike që i japin vlerë turizmit kulturor dhe bëjnë që shumë turistë të ndalen para ateliesë së saj.
Këto iniciativa jo vetëm që promovojnë artin vendor, por edhe e prezantojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Megjithatë, për ta zgjeruar prodhimin dhe për të përmbushur kërkesën në rritje, asaj i nevojitet mbështetje konkrete nga shteti, veçanërisht përmes granteve për pajisje dhe makineri të reja.
Alternativa jonë mbetet e përkushtuar që të mbështesë bizneset e vogla dhe kreative, veçanërisht ato që tërheqin turistë dhe krijojnë vlerë të shtuar për ekonominë vendore.
“Edhe në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë t’i mbështesim kompanitë dhe bizneset tona që prodhojnë me cilësi dhe me brendin ‘Made in Kosova’”, kanë theksuar kandidatët për deputet.






