Kompanitë prodhuese, shpirti dhe zemra e Kosovës

Vizita në kompaninë prodhuese Lima Tex u realizua në kuadër të vizitave dhe takimeve me qytetarë dhe biznese në Gjakovë.

Kandidatët për deputetë, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me udhëheqësit dhe profesionistët e kësaj kompanie, të cilët me përkushtim dhe devotshmëri angazhohen çdo ditë në procesin e prodhimit.

Lima Tex, e themeluar në vitin 2002, ka kaluar një rrugëtim të suksesshëm zhvillimi, nga një biznes i vogël familjar në një ndër kompanitë më të kërkuara në prodhimin e të gjitha llojeve të veshjeve të punës. Sot, kjo kompani numëron dhjetëra punëtorë të trajnuar dhe të përkushtuar, të cilët kontribuojnë në prodhimin e rrobave të unifikuara me standarde të larta cilësie.

Edhe pse përballet me sfida të shumta, Lima Tex mbetet shembull i suksesit, punës së ndershme dhe qëndrueshmërisë në sektorin prodhues.

Kandidatët për deputetë theksuan se Alternativa është e përkushtuar për zhvillimin e ekonomisë qarkore dhe fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Ata theksuan se, me qeverinë Kurti në ardhje, shumë nga sfidat me të cilat përballen bizneset vendore do të tejkalohen përmes politikave mbështetëse dhe zhvillimore.

Mbështetja e prodhimit vendor është investim në të ardhmen e Kosovës drejt brendit Made in Kosova.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës