Me qytetarët, për qytetarët, për një përfaqësim të denjë dhe të ndershëm

Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje!, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, gjatë takimeve në Gjakovë kanë bashkëbiseduar me qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre.

Ish-prokurorja, tani avokate Mone Syla, i ka pritur në takim kandidatët Thaçi dhe Qarkaxhija, ku u diskutua për angazhimet dhe prioritetet që ata do të kenë gjatë mandatit të tyre si deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, aktivisti dhe sportisti veteran Hashim Rraci ka mirëpritur kandidatët për deputetë, duke shprehur mbështetje të plotë dhe të pakursyer për ta.

Me qytetarët, për qytetarët, për një përfaqësim të denjë dhe të ndershëm!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës