Në Mitrovicë, afër qytetarëve, pranë traditës

Kandidatët për deputet nga Alternativa pjesë e listës së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, qëndruan në Mitrovicë, ku u takuan me zanatlinjtë e vjetër, ruajtës të traditës, punës së ndershme dhe identitetit tonë kulturor.

Nga afër u njohën me sfidat që ata përballen dhe dëgjuan nevojat e tyre për mbështetje institucionale dhe ruajtjen e zanateve tradicionale.

Gjatë vizitës, u zhvilluan edhe takime të hapura me qytetarë, ku u diskutuan shqetësimet e përditshme dhe nevojat reale të komunitetit.

Zëri i qytetarëve është udhërrëfyesi ynë për politika më të drejta dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Bashkë ndërtojmë një të ardhme më të fortë!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës