Me gra dhe vajza u zhvillua një takim i ngrohtë, i sinqertë dhe frymëzues në lagjen Mati 1, ku fjala e hapur dhe shpresa për të ardhmen u ndërthurën në një atmosferë besimi e bashkëpunimi.
Kandidatet për deputete Diana Qarkaxhija dhe Fitore Pacolli bashkëbiseduan nga afër me gratë dhe vajzat e kësaj zone, duke dëgjuar shqetësimet, idetë dhe aspiratat e tyre.
Në qendër të diskutimit ishte roli i gruas në shoqëri, fuqizimi i saj dhe ndërtimi i një të ardhmeje më të drejtë për brezat e rinj.
U theksua se punët e mira të Qeverisë Kurti duhet dhe do të vazhdojnë, për të përmirësuar jetën e çdo qytetareje dhe qytetari, për më shumë barazi, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Kandidatet e listës fituese ritheksuan përkushtimin e tyre për politika që vendosin gruan, familjen dhe rininë në qendër të vendimmarrjes.
“Ne do të angazhohemi pa u ndalur për mirëqenien e grave dhe për një të ardhme më të sigurt e më të ndritur për brezat e rinj”, u shprehën ato gjatë takimit, duke marrë mbështetje të fuqishme nga të pranishmet.



