Në një tubim madhështor, kandidati për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Skender Thaçi, u bashkua me kandidatin për deputet dhe ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për të përcjellë mesazhin e qartë të ndryshimit, stabilitetit dhe zhvillimit.
Bashkë, me qytetarët e Bardhoshit, dëshmuam se vullneti për siguri dhe begati është i palëkundur dhe se e ardhmja ndërtohet me përkushtim e vizion.




