Përfaqësues të shoqatës Esnaf në Prizren zhvilluan një takim frytdhënës dhe konstruktiv me kandidatët e Listës së Lëvizjes Vetëvendosje nga Alternativa, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija.
Kjo shoqatë përfaqëson mbi 400 biznese anëtare, me mbi 10 mijë të punësuar, të cilat çdo ditë përballen me sfida të shumta, por edhe suksese.
Në takim u diskutuan problemet reale të bizneseve dhe u theksua nevoja për zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme.
Për zhvillimin e turizmit në Prizren dhe në mbarë Kosovën, u riafirmua angazhimi për themelimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe promovimit të vlerave tona.




