Gjakova drejt fitores së koalicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

“116 Fahrenheit në Gjakovë!” – tha Kryeministri Albin Kurti, duke përshkruar atmosferën e zjarrtë dhe entuziazmin e jashtëzakonshëm.

Sonte, Gjakova jehonte nga brohoritjet “Mos lësho pe!” dhe “Fitore!”

Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” u mbush plot me qytetarë që me energji, besim dhe vendosmëri dhanë mesazh të qartë politik. Kryeministri Albin Kurti falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e fuqishme, duke theksuar disa projekte kyçe për Gjakovën:

Baza e FSK-së në Babaj të Bokës, me ndërtimin e hangarëve

Fabrika e municioneve në Jahoc, e para në vendin tonë

Ai theksoi se mandati i ardhshëm do të nisë me reforma të thella e të drejta, që do të lehtësojnë veprimtarinë ekonomike dhe do të forcojnë biznesin vendor.

Kryetarja e Alternativës dhe kandidate për deputete, Mimoza Kusari Lila, e ndezi atmosferën duke prezantuar koalicionin e fitores:

“Fitoren e kemi afër! Bashkimi i katër subjekteve, i prirë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me Kryeministrin Albin Kurti, Partia Guxo, Alternativa dhe PShDK është bashkimi i vlerave për shtetin, i guximit për t’i dhënë Kosovës drejtim të palëkundur drejt sigurisë dhe begatisë. Kjo është alternativa e zgjedhjeve të 28 nëntorit”, ka thënë ajo.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës