Kosova të dielën vendos për të ardhmen e saj

Është dita kur qytetarët zgjedhin vizionin, përgjegjësinë dhe shpresën. Lista më e denjë për ta udhëhequr vendin është ajo e koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje!, ku bën pjesë edhe Alternativa Liberale, një bashkim vlerash, integriteti dhe përkushtimi ndaj interesit publik.

Kosova ka nevojë për njerëz të ndershëm, punëtorë dhe të dëshmuar, për udhëheqës që nuk lëkunden përballë sfidave dhe që punojnë pa kompromis për drejtësi, zhvillim dhe mirëqenie.

Përkrah Kryeministrit Albin Kurti, zëra të fuqishëm të përgjegjësisë dhe vizionit janë, Mimoza Kusari Lila, Skender Thaçi e Diana Qarkaxhija.

Këta përfaqësojnë profesionalizmin, guximin qytetar dhe angazhimin për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të begatë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës