Në shoqatën e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve Sharri u pritën me shumë dashamirësi kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija.
Kryetari Osman Uka, prezantoi aktivitetet e rregullta të shoqatës, duke theksuar ecjet javore që realizohen nga mbi 150 anëtarë aktivë. Ai kërkoi më shumë përkrahje institucionale për projekte të ndryshme dhe theksoi nevojën për kujdes të shtuar ndaj mjedisit dhe natyrës.
Kandidatët u zotuan se do të angazhohen fuqishëm për:
Krijimin e guidave profesionale,
Shenjëzimin e shtigjeve të ecjes dhe promovimin e turizmit malor, si një vlerë e rëndësishme për Prizrenin dhe Kosovën.




