Në familjen Nikmengjaj në Korenicë, u zhvillua një bashkëbisedim i ngrohtë dhe i sinqertë mes kryeplakut të katundit, Shon Nikmengjaj, dhe tre djemve të tij në mërgatë, si dhe njërit në Kosovë.
Në këtë takim morën pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti, si dhe kandidatët për deputet Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, të cilët bashkë me banorët e Korenicës së Gjakovës diskutuan rreth:
planeve dhe projekteve të qeverisë në ardhje
punëve të mira që janë realizuar
sfidave aktuale me të cilat po përballet vendi.
Banorët e Korenicës theksuan se mërgimtarët e kësaj ane po vijnë për herë të parë për të votuar koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke treguar besim dhe shpresë për të ardhmen.




