Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje!, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, të shoqëruar nga bashkëpunëtorë, qëndruan sot në Istog, në një agjendë të pasur takimesh me biznese dhe përfaqësues të sektorëve kyç të zhvillimit lokal.
Vizitë në biznesin përpunues të mermerit “Bajraktari Graniti Mermer”, një shembull i suksesit vendor, punës së ndershme dhe potencialit ekonomik të rajonit.
Nuk do të mungonte as takimi me përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit për Rajonin e Pejës, z. Armend Delija, në ambientet e Restaurant Freskia Istog, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit dhe gastronomisë.
Vizita në Banjën e Pejës, Resortin Onix dhe takimi i veçantë me drejtoreshën Arlinda Shoshi, ishte përmbajtësor ku u diskutua për potencialin e turizmit shëndetësor dhe investimet e qëndrueshme.
Takime që dëshmojnë përkushtimin tonë për të qenë pranë bizneseve, për të dëgjuar nga afër nevojat e tyre dhe për të ndërtuar politika që nxisin zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për qytetarët.




