Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, kandidate për deputete së bashku me kandidatët Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija, të shoqëruar nga bashkëpunëtorë vizituan disa biznese shërbyede dhe artizanale në Pejë, duke qenë pranë punëtorëve, sipërmarrësve dhe qytetarëve që çdo ditë kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
Në pastiçerinë e Lejla Gashit u pritën me përzemërsi të veçantë, ku u ndanë histori suksesi, përkushtimi dhe sfidash që përballen gratë dhe të rinjtë në botën e biznesit.
Vizitat vazhduan në Çarshinë e Gjatë, ku u takuan me Afrimin qeleshpunues, në argjendarinë “Çivlagu”, si dhe bizneset “Valdeti”, “Veterina” dhe “Dekor”.
Këto takime u karakterizuan nga mikpritje e ngrohtë dhe mbështetje e fuqishme për një vizion të përbashkët zhvillimi.
Takimet me qytetarë dhe biznese lokale konfirmuan edhe një herë se Peja beson në punë, ndershmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke dhënë mbështetje të parezervë për rrugën drejt sigurisë dhe begatisë.




