Pëkrahja për bizneset vendore do të jetë prioritet

Përfaqësuesit e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren u takuan me kandidatët për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Skender Thaçi dhe Diana Qarkaxhija.

Gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e zgjerimit të Parkut të Inovacionit Teknologjik, i cili aktualisht shtrihet në 40 hektarë dhe ofron hapësirë për dhjetëra biznese inovative.

Në park veprojnë mbi 60 biznese, ndërsa nevojiten investime të reja në infrastrukturë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kandidatët theksuan se me Qeverinë Kurti 3, krijimi i kushteve të favorshme për të bërë biznes do të jetë prioritet.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës