Gjatë qëndrimit në Gjakovë, Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruaruar nga Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila dhe bashkëpunëtorë të tjerë, zhvilluan një bisedë konstruktive gjatë një darke shoqërore me veteranë të arsimit dhe veprimtarë të dalluar.
Mentor Kaçi, Malush Tullumi, Blerim Zajmi, Ruzhdi Sefa, Feim Komoni dhe të tjerë ndanë ide dhe mënyra bashkëpunimi për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.




