U nderua dhe iu dha lamtumira jetës dhe veprës së Akademik Nexhat Dacit, ish-Kryetar i Kuvendit të Kosovës, intelektual, profesor dhe politikan i një periudhe vendimtare për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Me këtë rast, homazhe bëri edhe Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka theksuar se akademik Nexhat Daci do të kujtohet si një njeri që ruajti dinjitetin e profesorit, përcaktoi me qartësi rolin e drejtuesit institucional dhe tregoi kurajë e përkushtim në përballimin e sfidave që për shumëkënd do të dukeshin të pakalueshme.
Ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve akademikë, politikë dhe institucionalë për humbjen e bashkëpunëtorit, familjarit dhe njërit prej drejtuesve të institucioneve të vendit në ditët më të hershme të krijimit të tyre.
U prehtë në paqe shpirti i tij dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.




