Historia e Republikës së Kosovës u shkrua me dorën e vetë qytetarëve të saj. Koalicioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! u konfirmua jo thjesht si fitues, por si vullnet i një populli.
Me 486,994 vota, një mbështetje masive prej 51.11%, u dëshmua se besimi te drejtësia dhe e ardhmja është më e fortë se çdo sfidë. Ky nuk është thjesht një numër, është një amanet për siguri, dinjitet dhe begati për çdo familje në vendin tonë.
Faleminderit çdo qytetari që qëndroi i palëkundur.
Faleminderit mërgatës sonë që rrahjet e zemrës i ktheu në votë.
Faleminderit secilit prej jush që bëtë të mundshme këtë fitore plebishitare në zgjedhjet e 28 dhjetorit!
Kandidatja për deputete, kryetare e Alternativës Mimoza Kusari Lila, ka arritur të marrë 99, 359 vota, ndërsa kandidatët e Alternativës në këtë listë Skender Thaçi 9, 945 vota dhe Diana Qarkaxhija 8, 222 vota.
Bashkë, me guxim dhe përkushtim, do ta ndërtojmë Kosovën që ëndërruam. Fitorja juaj është përgjegjësia jonë!


