Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, kanë vizituar Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), në kuadër të angazhimit për mbështetjen e inovacionit dhe zhvillimit të ekonomisë digjitale në vend.
“Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti vizituam Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), një histori e konsoliduar suksesi që prej vitesh ndërton themelet e ekonomisë digjitale në Kosovë. Me mbi 15 vite përvojë, qindra startup-e të mbështetura dhe mijëra të rinj të aftësuar, ICK dëshmon se investimi në inovacion dhe dije është investim direkt në konkurrueshmërinë dhe të ardhmen e vendit”, ka theksuar Kusari Lila.
“Pas vizitës dhe një bisede të shkurtër, patëm rastin të ndjekim edhe prezantimin “Kosovo Digital Economy Overview”, me fokus në Digital Economy Data, i cili ofroi një pasqyrë të qartë mbi rritjen e sektorit digjital, potencialin e tregut, dhe rolin kyç që të rinjtë dhe teknologjia po luajnë në transformimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë mes tjerash ajo.
Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka theksuar se do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që mbështeten në të dhëna, inovacion dhe vizion afatgjatë.
“Ekonomia digjitale nuk është më e ardhme, është realitet”, ka theksuar ajo.




